Aktualitet Sot protesta e opozitës, qytetarët nisen nga rrethet drejt Tiranës

Sot protesta e opozitës, qytetarët nisen nga rrethet drejt Tiranës

222
SHPËRNDAJE

Në orën 11.00 të kësaj të shtune pritet të kulmojë protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Qysh në orët e para të mëngjesit qytetarët mbështetës të opozitës janë nisur nga rrethet, për tu bërë bashkë në Tiranë.

E ndërsa përgatitjet vijojnë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka mbërritur në selinë e partisë pak minuta para orës 08.00, për të bërë edhe përgatitjet e fundit. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka shkuar ende në selinë blu. Kjo e sotmja është paralajmëruar si protestë masive pas asaj të 16 shkurtit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë.

Sakaq për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1600 efektivë policie në terren.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Por mësohet se policia ka refuzuar kërkesën për leje 48 orëshe të protestës, duke ka kërkuar që të përfundojë brenda datës 16 mars.

Ndërkohë janë marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, që te skela përpara kryeministrisë e deri te kamerat me shikim 360 gradë.