Sport Zbulohet formacioni me yjet që i promovoi Van Gaal

Zbulohet formacioni me yjet që i promovoi Van Gaal

275
SHPËRNDAJE

“Jam në pension dhe nuk dua të bëj as rolin e trajnerit, as të drejtorit sportiv dhe as opinionistit televiziv. Bashkëshortja ime Truus, 22 vite më parë la punën e saj, për të më ndjekur mua pas, kur drejtoja në shtete të ndryshme. I pata premtuar se do të trajnoja deri në moshën 55-vjeçare, por tani jam 67 vjeç dhe bashkëshortja ime meriton një jetë me mua, pa futbollin”.

Me këto fjalë, Luis Van Gaal njoftoi lamtumirën e tij nga futbolli, duke theksuar se tashmë jo vetëm që nuk do të drejtojë më skuadra, por do t’i përkushtohet familjes dhe sportin e tij të preferuar do ta ndjekë vetëm nga televizori.

Pikërisht në nderim të punës së zhvilluar nga Van Gaal si trajner, sajti i njohur “Transfermarket” ka dizenjuar edhe një 11-she futbollistësh, që i ka bërë të debutojnë pikërisht trajneri holandez, kur ishin në moshë fare të re.

Luis Van Gaal ka një karrierë mjaft të pasur si trajner, pasi ka drejtuar dy herë përfaqësuesen holandeze, dy herë Barcelonën, Ajaxin, AZ Alkmaarin, Bayernin e Mynihut dhe Manchester Unitedin.