Botë Zelandë e Re, heroi i xhamisë që çarmatosi atentatorin

Zelandë e Re, heroi i xhamisë që çarmatosi atentatorin

1600
SHPËRNDAJE

Ka një hero në historinë e masakrës më të përgjakshme në historinë e Zelandës së Re, ku një terrorist supremacist ka qëlluar në dy xhami të Christchurch duke vrarë 49 vetë. Ky është një djalë i cili zakonisht kujdeset për një nga dy xhamitë, atë të Linwood: ishte ai që e ndaloi sulmuesin duke e çarmatosur atë pa asnjë armë në dorë. Dhe ndoshta e vuri në arrati para se të mund të vriste përsëri.

riu, emri i të cilit është i panjohur, arriti të rrëmbejë pistoletë nga duart e Brenton Tarrant, madje e ndoqi atë duke u përpjekur ta qëllonte me armë, por ai nuk mundi ta gjente dhe i dha kohë për të ikur, i ndihmuar nga bashkëpunëtorët që e prisnin në makinë jashtë xhamisë.

Një nga të mbijetuarit, Syed Mazharuddin, i cili foli me gazetën “Herald e Zelandës së Re”, tha se sapo ai kishte dëgjuar të shtënat, pa t’i shfaqej para sysh atentatori, që sipas tij kishte si qëllim të përfundonte misionin e tij.

Por në të njëjtën kohë ai dëshmoi për ndërhyrjen e guximshme të të riut,  që ndërhyri për të zmbrapsur Tarrantin.

Shtatë vetë u vranë në xhami Linwood, 41 në Deans Avenue, që u sulmua e para, ndërsa një person vdiq në spital nga plagët e marra.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Ndër të mbijetuarit e masakrës për mrekulli janë edhe lojtarët e skuadrës kombëtar të kriketit Bangladeshit: ata gjithashtu falën në xhami për namazet e së premtes dhe mbërritën me autobus 3 minuta më vonë. Lojtarët dëgjuan të shtëna, por arritën të shpëtonin nga masakra dhe u dërguan përsëri në hotel nga policia.

Khaled Mashud, shoqërues i ekipit, shpjegoi se “ne ishim pesëdhjetë metra larg xhamisë, ne ishim vërtet me fat. Nëse do të kishim ardhur tre ose katër minuta më parë, ndoshta do të kishim qenë brenda strukturës”.

Gazeta Shqip