Gazeta SHQIP

BB6, Elona: “Karakterin e kam si mamaja, që është humbja më e madhe në jetë”
Rikja dhe Elona ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë për Ilirin. Rikja shpreh sërish zhgënjimin e saj ndaj tij dhe Elona nuk e kupton pse e shqetëson kaq shumë kjo gjë. Sipas Elonës, ka shumë kohë që e diskutojnë këtë temë dhe nuk ka pse ta bëjën këtë gjë kur është e sqaruar situata tashmë.

Ajo e pyet Riken nëse e shqetëson ndonjë gjë që e përmend kaq shpesh. Rikja thotë se nuk i besohet që nuk e njeh më Ilirin sepse ajo pretendonte që ishte njeri tjetër. Ajo i rrëfen Elonës se në fillim Iliri i kishte ofruar një tip tjetër dhe nuk e priste ndryshimin e tij dhe në një farë mënyre është zhgënjyer nga ai. Rikja e dënon shumë xhestin e Ilirit me gjërat që ai tha sot ndaj Elonës dhe nuk mund ti tolerojë gjëra të tilla. Elona e këshillon Riken se në shtëpinë e Big Brother nuk mund të gjesh dot atë që kërkon, përkundrazi, të zgjasin këmbën që të rrëzohesh. Rikja jep edhe një alternativën që Iliri e ka bërë këtë veprim për të luajtur vetëm, duke stopuar shoqërinë për të krijuar situata të reja në shtëpi. Elona nuk e pranon një gjë të tillë dhe e kundërshton.

Elona më pas fillon të tregojë për mamanë e saj dhe periudhën e vështirë që ajo ka kaluar. Ajo i rrëfen vajzave se si karakteri i ka ngjarë shumë të ëmës, madje ajo tregon një histori dhe thotë se përpara se të ndahej nga jeta, mamaja pati një debat me të vëllain pasi i tha një fjalë shumë të rëndë dhe ajo nuk e fali. Elona tregon që dajës së saj i ka mbetur peng debati me të para se te ndahej nga jeta. Elona e cilëson humbjen e mamasë së saj një humbje shumë të madhe që i ka ndodhur në jetë.

Nga ana tjetër, Shpendi ndodhet në lulishte me Anaidin dhe po i tregon atij për ish bashkëshorten e tij. Ai rrëfen se kishin 9 vjet sw bashku dhe që kishin raport bashkë. Anaidi e pyet se sa ndjente Shpendi për të dhe ai thotë që ka dhënë maksimumin nga vetja për të por xhelozia ishte e tepërt. Sipas Shpendit ajo ç’ka ish bashkëshortja e tij bëri, nuk e kthen më kohën pas. Ai thotë: “që dhe sikur ilaç të jetë nuk i kthehet më asaj historie” sepse ndryshimi është shumë i vonshëm dhe ai ka dhënë gjithçka nga vetja për atë histori. Shpendi thotë se ka bërë shumë gabim që babain dhe ish gruan i ka përfshirë në biznesin e tij. Ai tregon se u krijuan një sërë situatash që e detyruan të marrë ato vendime të rëndësishme që mori.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

BB6, Anaidi këshillon Shpendin për raportin me të atin
Anaidi dhe Shpendi ndodhen në zonën e pishinës dhe të ulur në karrige, fillojnë të bisedojnë me nëjri-tjetrin për marrëdhënien me familjarët.

Shpendi tregon për marrëdhënien e keqe me të atin dhe për arsyen që e çoi deri në darken përfundimtare me të, madje edhe në largimin nga shtëpia. Ai thotë se është shumë krenar si natyrë dhe e ka pasur shumë të vështirë që ta falë.

Ndërsa Anaidi e këshillon që ai ta mendojë më gjatë dhe të mundohet ta falë të atin, pasi ai e ka hedhur hapin i pari dhe e ka shkruar letrën për të. Por Shpendi tregon se e ka menduar shumë gjatë dhe e pranon që një pjesë të mirë të fajit mund ta ketë ai vetë, por e ka shumë të vështirë të kërkojë falje, pasi edhe arsyeja për të cilën janë zënë ka qenë shumë e fortë, aq sa nuk mundet të hedhë një hap për të.

Anaidi mundohet sërish duke e këshilluar, ndërkohë që i tregon edhe histori të tijat me të atin. Ai thotë se nuk mban mend asnjëherë në jetë që të ketë pirë një kafè me të atin, por nuk mund ta gjykojë kurrë për këtë arsye, pasi ai sërish mbetet babai i tij. “Unë nuk kam folur për 1 vit e gjysmë”, tregon Anaidi, duke sqaruar se faji ka qenë i tiji, pasi e përjashtuan nga shkolla. Por ai thotë se është përpjekur vetë që ta përmirësojë raportin me të. “Kishim komunikim zero dhe mbante një qëndrim që nuk di si të ta them”, tregon Anaidi. Ndërkohë, vazhdon ta këshillojë dhe t’i tregojë rëndësinë që kanë prindërit në jetën e një njeriu, pasi ndryshe edhe nga motrat dhe vëllezërit, janë njerëzit e vetëm në botë që të duan pa interes, sipas Anaidit.

Ai mendon që Shpendi duhet të hedhë hapin e parë për të komunikuar me të dhe për të sqaruar gjithçka, pa vendosur në plan të parë krenarinë. “Brenda një shtëpie çdo gjë zgjidhet”, mendon Anaidi. “Nuk ka nevojë të bëhemi gazi i botës për situata familjare që mund t’i zgjidhim”, i thotë Anaidi.

Shpendi vazhdon të thotë se nuk është aq e lehtë që të zgjidhë një situatë të tillë, por veç kësaj ai sqaron se nuk mund të bëhet kurrë gazi i botës, megjithëse kjo gjë nuk i intereson nëse nuk arrin të gjejë qetësinë shpirtërore, sipas tij.

Megjithatë Shpendi sqaron se arsyeja se pse ka hyrë në Big Brother ka qenë pikërisht kjo dhe se do të mundohet që ta realizojë deri në fund, por gjithsesi sqaron se situata mes tyre është shumë e vështirë dhe jo kushdo mund ta kuptojë. “Kjo butësia ime po më shkatërron. Nuk po mund të përballoj më asgjë”, shprehet Shpendi, ndërsa tregon se vetëm njerëzit e tij të afërt mund të kuptojnë gjendjen në të cilën ndodhet. “Në këtë situatë duhet të kontribuojnë të gjithë”, shprehet Shpendi në fund dhe më pas të dy hyjnë brenda, duke e përfunduar bisedën.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

BB6, Shpendi, dyshime për Elonën dhe Riken; Batuta e ngacmime Elonës
Shpendi dhe Iliri  dalin në kopsht duke pirë kafenë, ndërsa fillojnë të bisedojnë me nëjri-tjetrin. Shpendi i tregon se ka parë shumë ëndrra gjatë natës dhe se nuk po arrin dot të bëjë një gjumë të qetë. Ndërsa Iliri i tregon se ka fjetur shumë mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e ka zënë gjumi papritur.

Ndërsa më vonë zgjohet Anaidi, i cili tregon edhe ai një ëndërr që ka parë gjatë natës, teksa bisedon me Shpendin.

Elona shkon në dush me Eldorën, për të cilën kujdeset për ta larë, duke qenë se e ka ende me allçi krahun. Më vonë aty shkon Rikja për të bërë dush, ndërsa Elona pret që të mbarojë Eldora dhe Rikja, për të bërë ajo dush, ndërsa shkëmben batuta me Ilirin dhe Shpendin, të cilët ndodhen jashtë.

Iliri dhe Shpendi vënë re që Elona vazhdon të qëndrojë atje për disa minuta me radhë dhe fillojnë ta ngacmojnë, duke i bërë gjeste e duke i thënë se mes saj dhe Rikes ka shumë afërsi. Ndërsa Elona e merr me shaka dhe ia kthen batutat me të qeshur, ndërsa vazhdon të bisedojë me Riken dhe Anaidin në banjë.

“Seriozisht, çfarë është duke pritur Elona në banjë?”, thotë Shpendi duke qeshur, ndërsa shkakton të qeshura tek Iliri.

Ndërsa Elona në banjë i thotë Anaidit se djemtë janë keqkuptuar dhe po i thonë: “Hajde se s’ta merr njeri Riken”, ndërkohë që ajo sqaron se është duke pritur Eldorën.

“Nganjëherë mendoj se mos këto të dyja janë lesbike”, thotë Shpendi. “Jo, nuk besoj, ku janë lesbiket kaq të shëmtuara”, ia kthen Iliri, ndërsa të dy vazhdojnë me batuta kundrejt Elonës.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shkrumbohet lokali në zonën e ish-Bllokut, nuk dihen shkaqet e zjarrit
Një lokal në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke u shkrumbuar tërësisht.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur brenda një kohe të shkurtër në vendngjarje, duke ndërhyrë për të shuar flakët brenda lokalit, nga i cili duket se nuk ka mbetur asgjë dhe dëmet materiale janë shumë të mëdha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Zjarri ka sjellë panik te banorët e pallatit shumëkatësh, në katin e parë të cilit ndodhej edhe lokali në fjalë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te zjarrit.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

BB6: Eldora dhe Shpendi sqarojnë keqkuptimet pas debatit mes tyre
Mes Elonës, Anaidit dhe Rikes vazhdojnë shakatë dhe batutat ironike kundrejt njëri-tjetrit dhe Ilirit herë pas here.

Në një moment Rikja e pyet se përse Anaidi mendon se qëllimi i saj është që t’i ngatërrojë njerëzit. Ndërsa Anaidi nuk do që ta shtyjë më tej këtë bisedë por e shndërron në shaka dhe pasi largohet Elona, Rikja e rifillon sërish.

Anaidi i tregon se mendon që ajo vërtet fut ngatërresa në shtëpi, por nuk di t’ia shpjegojë se pse e bën këtë gjë. “Ti mendon se unë e bëj me dashje?”, e pyet ajo. “Nëse e bën me dashje, tregon aftësi, nëse nuk e bën, jo”, ia kthen Anaidi.

Ndërsa Rikja tregon se nuk ka asnjë qëllim për ta bërë këtë gjë dhe se ky është vetëm një perceptim i gabuar i tij. Pas shakave me njëri-tjetrin, Anaidi largohet, ndërsa Rikja qëndron për disa minuta vetëm.

Ndërsa në kopsht fillon një diskutim mes Shpendit dhe Eldorës për sa i përket debatit të sotëm i cili filloi thjesht si një sugjerim për sa i përket gatimit nga ana e Shpendit. Diskutimi mes tyre është shndërruar në debat, kur mes Shpendit dhe Eldorës është krijuar nj zënkë. Ata mundohen të sqarohen, ku secili justifikon veten, por ndërkohë shkëmbejnë edhe ndonjë batutë me shaka mes nëjri-tjetrit. Eldora in tregon se nuk ishte aspak faji i saj, pasi ajo ishte duke biseduar me vajzat dhe nuk kishte asnjë qëllim të keq, ndërsa Shpendi e akuzon se ajo ndërhyn edhe në gjërat që nuk i takojnë dhe aq më tepër kur prezent është ai. “Të kam përkëdhelur më shumë sesa duhet”, i thotë ai, duke e bërë Eldorën të qeshë.

Prezent aty është edhe Iliri dhe të tre bëjnë shaka me nëjri-tjetrin herë pas here. “Unë i thosha Rikes, ti ndërhyje”, i bën të qartë Shpendi, ndërsa Eldora i tregon se ndërhyn aty ku e shikon me vend të ndërhyjë. “Unë çdo gjë ta thashë me shaka dhe ty nuk duhet të të mbetet qejfi”, i thotë Eldora herë pas here.

Ndërsa më vonë aty shkon edhe Anaidi, i cili futet në diskutim me ta dhe fillon të shkëmbejë batuta me shaka për të dy. Ai i thotë Shpendit se e ka zili që ai ka një njeri të afërt brenda shtëpisë.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shansi i Madh që Shqipëria po e Humb
Besa Shahini

Me dështimin e zgjedhjeve të mira, Shqipëria do ta betonojë krijimin e një “getoje shqiptare” në rajon. Presioni ekziston dhe është i lartë: Shqipëria duhet të performojë sivjet, jo vetëm për qytetarët e vet, por edhe për rajonin.

Për 22 vjet tranzicion, Shqipëria ka organizuar 16 palë zgjedhje, përfshirë këtu edhe tri referendume. Prej tyre vetëm dy janë përfunduar pa u kontestuar: zgjedhjet parlamentare të 1992-ës dhe ato lokale të po të njëjtit vit.

Kontestimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare (2009) i kushtoi Shqipërisë me mos-marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Europian (BE). Opozita ishte e bindur që votat u ishin vjedhur. Koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës kishte dalë me një epërsi prej 1.58 për qind krahasuar me koalicionin e majtë, të udhëhequr nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës. Të majtët ishin të bindur që votat ishin keqnumëruar dhe kërkonin hapje të kutive dhe rinumërim në disa qarqe.

Koalicioni i djathtë, të cilit iu bashkëngjit Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Ilir Metës, e refuzoi kërkesën. Mblodhi parlamentin, krijoi qeverinë dhe nisi punën. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në institucione. Doli në rrugë për të protestuar. Mbajti grevë urie para ndërtesës së kryeministrisë. Organizoi protesta kundër qeverisë dhe korrupsionit, disa edhe me pasoja fatale: protesta e 21 janarit të 2011-ës përfundoi me vrasjen e 4 protestuesve.

Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim në BE në pranverën e vitit 2009. Komisioni Europian (KE) e botoi Opinionin e vet për Shqipërinë në fund të vitit 2010 që për shkak të krizës politike nuk doli pozitiv. Por i sugjeroi Shqipërisë që të punojë më shumë në ndërtimin institucioneve të qëndrueshme dhe stabile, t’i kalojë disa ligje të rëndësishme si dhe të organizojë zgjedhje më të mira, nëse dëshiron të lëvizë drejt BE-së. Të njëjtin sugjerim ia përsëriti në vitin 2011, 2012 dhe sivjet.

Gjatë kësaj kohe, edhe pse me parlament të përgjysmuar, Shqipëria arriti të ecë përpara në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave. Këto ishin kushte të vështira por të menaxhueshme. Kryesisht kishin të bënin me detyra që i përkisnin Ministrisë së Punëve të Brendshme – në lidhje me kufijtë, me pasaportat, regjistrin civil etj – dhe ligje të cilat mund të kalonin me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me deputetët e koalicionit të djathtë që ishin në sallë dhe nuk e bojkotonin parlamentin.

Por procesi i integrimit në BE është shumë më i ndërlikuar sesa procesi i liberalizimit të vizave. Janë me qindra mijëra faqe ligj që duhen të përkthehen në gjuhen shqipe dhe legjislacionin vendor. Për disa prej këtyre ligjeve nevojitet shumicë e përforcuar në parlament. Ky proces përfshin të gjitha institucionet dhe kërkon një opozitë të fuqishme që do ta shtyjë qeverinë të shkojë deri në fund me implementimin e këtyre ligjeve.

Shqipëria po dështon të organizojë zgjedhje më të mira edhe sivjet. Qysh tash, një muaj para ditës së zgjedhjeve, probleme thelbësore janë krijuar që po e cenojnë integritetin e institucioneve përkatëse për administrimin e zgjedhjeve. Parlamenti largoi jashtëligjshëm një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që u pasua me dorëheqjen e tre anëtarëve të tjerë, duke e përgjysmuar kështu institucionin i cili sot është duke funksionuar me katër anëtar, prej shtatë sa duhet t’i ketë. Kjo nuk frymëzon zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe rrezikon krijimin e institucioneve stabile që do ta çojnë vendin drejt BE-së. (Për më shumë mbi problemin me KQZ-në, ju lutem shihni raportin e Iniciativës Europiane për Stabilitet (ESI) “Vijat e kuqe për Shqipërinë: BE dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit” 2013).

Edhe sivjet, duket se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ngushtë. Një grusht votash do ta përcaktojnë nëse përfaqësuesi i fundit në katër qarqe do të jetë i djathtë ose i majtë. Kështu që, numërimi i atyre pak votave duhet të shkojë shumë mirë, në mënyrë që rezultati të mos kontestohet. Gjasat që kjo të ndodhë janë të vogla.

Një krizë e re politike i kanoset Shqipërisë pas zgjedhjeve. Krizë që do të jetë problematike për gjithë rajonin tonë, e sidomos për vendet ku jetojnë shumica e shqiptarëve. Kosova nuk ka perspektivë të qartë europiane përderisa nuk njihet nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur deri tani. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti, pa marrë parasysh premtimet super-entuziaste dhe njëkohësisht boshe që dalin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Europiane. Marrëveshja Kosovë-Serbi mund ta bindë Rumaninë ose Sllovakinë. Por nuk do të mund ta bindë Spanjën, e aq më pak Qipron, udhëheqësit e të cilave janë shprehur qartë se do ta njohin Kosovën vetëm pasi ta njeh Serbia.

Maqedonia, gjithashtu, nuk duket që do të lëvizë drejt zgjidhjes së ngërçit të emrit me Greqinë, e cila e bllokon atë në lëvizjen drejt BE-së.

Si rezultat, Ballkani perëndimor do të ndahet në dy grupe shtetesh: ato që do të përparojnë drejt BE-së dhe ato që do të ngecin. Kroacia i bashkohet BE-së sivjet. Mali i Zi do të përparojë me reforma pasi që ka filluar negociatat për anëtarësim vjet. Serbia, përveç nëse bën ndonjë gafë të madhe deri në fund të qershorit, do ta marrë datën për nisjen e negociatave sivjet dhe do të ecë përpara duke e reformuar vendin dhe përafruar me BE-në. Mbesin jashtë lojës dhe të izoluara Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.

Integrimi në BE nuk është i rëndësishëm në vetvete por për shkak të përmirësimeve rrënjësore që iu sjell vendeve kandidate përmes reformave që i frymëzon (dhe financon) në të gjitha fushat e qeverisjes dhe ekonomisë. Reforma thelbësisht civilizuese për politikën, administratën dhe institucionet qeverisëse – shumë të nevojshme për vendet tona. Duke mos i nisur ato reforma, hendeku në mes të Malit të Zi dhe Serbisë në njërën anë, dhe Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në anën tjetër, veç sa do të vijë duke u shtuar.

Shqipëria është e vetmja në këtë grup shtetesh që nuk ka probleme etnike ose probleme me vendet fqinje, gjë që e vendosë atë në pozitën më të mirë që të ecë përpara. Si e tillë, do të ishte tmerrësisht trishtuese nëse Shqipëria dështon t’i bashkëngjitet grupit të vendeve reformuse për shkak të dështimit të organizimit të një palë zgjedhjeve. Me këtë dështim ajo do ta betonojë krijimin e një “getoje shqiptare” në rajon. Presioni ekziston dhe është i lartë: Shqipëria duhet të performojë sivjet, jo vetëm për qytetarët e vet, por edhe për rajonin.

Marrë nga Gazetajnk.com

Berisha prezanton kandidatët në Kukës: Të hënën mbledhim Parlamentin të votojmë tre ligjet
Që nga Kukësi ku prezantoi kandidatët për deputetë të PD në këtë qark, Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj Ramës dhe Metës duke deklaruar se të hënën mblidhet Parlamenti për të miratuar tre ligjet, për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Berisha u kërkoi qytetarëve të Kukësit të votojnë numrin 44 të fletës së votimit, ku renditet Partia Demokratike.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka sulmuar sërish opozitën dhe kryesocialistin Edi Rama.

“Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, poshtërimit të shqiptarëve. Njeriu që pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra. Le t’i themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. Shqipëria për ty është sot e shëmtuar por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës, ajo është Amerika e tyre”, tha Berisha.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

PS çel sot fushatën në Tiranë, Rama: Do të sjellim rilindjen pas vitesh të tëra rrënim
Partia Socialiste prezanton sot kandidatët për deputetë të qarkun e Tiranës. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i PS, Edi Rama ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në atë që ai e cilëson si një festë, të njerëzve që kërkojnë rilindjen pas vitesh të tëra rrënim.

“Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Është një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, shkruan Rama.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Suedia “qan” për Sadikun, Loreti: “Këtu jam i huaj, dua Shqipërinë”
Por kërkon ende kohë për vendimin përfundimtar. Mbrojtësi: “Kualifikimi në Botëror? Nuk është i pamundur”

Altin Manallari

Loret Sadiku, me shumë mundësi që në verën e ardhshme, mund të marrë pjesë në Botërorin 2014 në Rio de Zhaneiro. Por ajo që ka befasuar të gjithë ka të bëjë me faktin se ylli i ri i skuadrës së Helsinborgut nuk do të veshë bluzën verdheblu të Suedisë, e cila e rriti që më 1991-shin (kur ishte 8 muajsh) e deri më sot, por atë kuqezi të Shqipërisë, sepse prejardhja e tij është shqiptare dhe në vena i qarkullon gjak shqiptari. Sadiku ka qenë një nga lojtarët me më shumë ndikim në ecurinë e Helsinborgut në këtë sezon dhe jehona e paraqitjeve të tij i ka kaluar kufijtë e Suedisë. Kohët e fundit, ai ka marrë një telefonatë nga Alban Bushi, menaxheri i përfaqësueses së Shqipërisë, i cili i ka ofruar të përfshihet në Kombëtaren kuqezi. “Sigurisht, unë jam krenar dhe i lumtur për këtë ftesë për të luajtur për Shqipërinë”, ka thënë Loreti për gazetën “Helsingborgs Dagblad”.

“Zgjohet” Suedia

Lajmi për zgjedhjen e mundshme të Sadikut për Shqipërinë i ka çuditur jo pak suedezët, të cilët janë “zgjuar” e kanë kontaktuar menjëherë për të folur rreth situatës. Më saktë, të dielën 21-vjeçarin e ka kontaktuar trajneri i U-21 të Suedisë, Hakan Erikson, ku qendërmbrojtësi i Helsingborg ka luajtur tri ndeshje, për ta pyetur rreth situatës. “Ne biseduam dhe unë u tregova i ndershëm me të, – rrëfen Loreti. Deri tani, Suedia ishte opsioni i parë, por tani nuk e di se si do të shkojnë ngjarjet. Këtu jam i huaj. Tani mendoj se jam shumë afër vendimit për të luajtur me Shqipërinë”. Sadiku e ka veshur më parë bluzën verdheblu të Suedisë U-21 dhe rregullorja nuk e ndalon për të zgjedhur të luajë për një tjetër Kombëtare në nivel të lartë. Konkurrenca në Kombëtaren A të Suedisë, që drejtohet nga Erik Hamrens, është e madhe. Trajneri ka aktivizuar në qendër të mbrojtjes Granqvist dhe Jonas Olsson. Kjo ka bërë që Sadiku të kuptojë se, nëse i thotë “po” Shqipërisë, ai do të ketë më shumë mundësi për luajtur rregullisht në ndeshje ndërkombëtare.

Faktori emocional

Pastaj këtu ndikon edhe një faktor emocional. “Kam gjak shqiptari, kam Shqipërinë në zemër, pohon Sadiku. Nuk ka asnjë dyshim që dua të luaj për Kombëtaren. Miqtë e mi shqiptarë më thanë të shkoja menjëherë, edhe unë atë doja. Por tani, pas problemeve me procedurat, nuk do të mund t’i bashkohem ekipit kundër Norvegjisë. Kështu që kam kohë deri në sfidën me Slloveninë dhe Islandën në shtator, për ta biseduar me prindërit, më pas të shohim çfarë do të ndodhë”. Megjithatë, në fund, talenti 21-vjeçar i Helsinborgut duket se ende nuk e ka ndarë mendjen përfundimisht: “I kam kërkuar Shqipërisë kohë shtesë për t’u menduar. Unë zgjedh të luaj për vendin tim, pasi Suedia ma mbylli derën. Por më parë do të mendohem, nëse jam i gatshëm për diçka kaq të madhe”. Shqipëria ka një shans të mirë për një kualifikim historik për herë të parë në Botërorin 2014.

Botërori 2014

Pas rreth gjysmës së ndeshjeve, renditet dy pikë poshtë Zvicrës së vendit të parë. “Asgjë nuk është e pamundur, edhe pse do të jetë shumë e vështirë”, këmbëngul mbrojtësi i talentuar. Më pas ai ka sqaruar edhe lidhjen e fortë me Shqipërinë: “Ne jemi një familje shqiptare. Mami dhe babi po e po, por edhe unë, që kam ardhur shumë i vogël këtu në Suedi. Do të isha krenar nëse do të luaja për Kombëtaren e Shqipërisë, të kombit tim”, përfundoi 21-vjeçari.

Meta: Berisha të tregojë gatishmëri për tre ligjet, të reflektojë për KQZ
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta përmes një deklaratë për shtyp nga selia e LSI kërkoi nga ana e mazhorancës dhe kryeministrit Berisha që të tregojë gatishmëri për votimin e tre ligjeve dhe të reflektojë për plotësimin e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjë që sipas tij mund të bëhet vetëm me konsensus politik.

“Vendet vakante në KQZ nuk janë thjesht vende punë. Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ-së, që është cenuar në mënyrë të padrejtë nga mazhoranca aktuale dhe çështja nuk është që të çohen 3 vende, por të vendoset konsensusi dhe besimi te KQZ-ja. Prandaj i takon mazhorancës të tregojë reflektim dhe përgjegjshmëri në këtë drejtim ndërkohë që opozita ka shprehur bindjen e plotë në administrimin e këtij procesi duke menduar në instrumente shtesë”, – tha Meta.

Kreu i LSI ashtu si edhe një ditë më parë, kërkoi angazhimin e mazhorancës për të votuar tre ligjet e integrimit në Parlament, të cilat sipas tij mund të hyjnë në fuqi në muajin shtator, kur është formuar edhe qeveria e re.

“Është koha që kryeministri aktual zoti Berisha të tregojë gatishmëri dhe qartësi pa ekuivok dhe në ditët që vijojnë të votojmë 3 ligjet. T`i japim mesazhin e përgjegjshmërisë qytetarëve tanë, duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit që kanë nevojë reformat e integrimit europian, por edhe të modernizimit të shtetit tonë”, tha Meta.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)