Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Triumfon Federer, fiton turneun e 'Indian Wells'

2012-03-20

Tenisti zviceran mundi në finale amerikanin Xhon Isner

Roxher Federer është fituesi i turneut Masters të “Indian Uellsit”. Tenisti zviceran mundi në finale amerikanin Xhon Isner, me rezultatin 2-0 duke shënuar suksesin e 39 në 41 ndeshjet e fundit, ndërkohë që është suksesi i katërt për të në këtë aktivitet

Seti i parë i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjithçka u zgjidh vetëm kur Federer, me shumë vështirësi arriti të thyejë rezistencën e Isner duke e mbyllur atë 7-6. Seti i dytë ishte më i lehtë për Federer, i cili arriti të fitojë dy herë me shërbimet e Isner duke arritur të fitojë me rezultatin 6-3.
“Kam fituar 6 nga 8 turnetë e fundit ku kam marrë pjesë dhe kjo është diçka vërtet fantastike. Ende nuk arrij ta besoj”, - tha Federer.

Evenimenti i radhës për këtë vit është turneu Masters i Majemit, që do të startojë në 21 mars dhe do të përfundojë në 1 prill. 19 mars 2012 (gazeta-shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.