Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

24 Maj 2013

Massa ndjehet më optimist për garën e fundjavës

2012-03-23

Pas ditës së parë të praktikës piloti i Ferrarit ka besim se gjërat po përmirësohen

Piloti i Ferrarit Felipe Massa është i bindur se ndryshimet e kryera së fundmi në makinën e tij do të sjellin rezultat pozitiv në garën e pritshme në Malajzi. Komentet e tij u bënë pas ditës së parë të provave të lira.

Ferrari e ndryshoi shasinë e makinës kryesore të garës pasi Massa u ankua duke thënë se makina i qe dukur e çuditshme gjatë xhiros së Australisë.

“E fillova mëngjesin me një makinë krejtësisht të ndryshme dhe e ndjej se eci mirë,” i tha Massa gazetarëve. “Kjo makinë është mënormale dhe ne mund të bëhemi më konkurrues në krahasim me Alonson,” shtoi ai.

Ai shtoi se Ferrari kreu një analizë të thellë për të parë se çfarë nuk eci mirë në pjesën e dytë të garës së fundit.

“Ne nuk kemi një makinë shumë konkurruese, por gjithsesi mund të luftojmë për sa më shumë pikë të jetë e mundur,” tha braziliani Massa.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.