Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Arkeologët zbulojnë 3.000 “Buda” në Kinë, besohet se datojnë 1500 vjet më parë

2012-04-22

Gërmimet arkeologjike në Handan, në Kinë kanë, zbuluar rreth 3000 statuja të lashta të Budës.
Hulumtuesit kanë gjetur objekte që  besohet të jenë deri në 1500 vjet të vjetra.
Ky zbulimi besohet të jetë më i madhi i këtij lloji që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Një arkeolog i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale u tha gazetarëve në mars se, statujat Buda që janë zbuluar mund të datojnë që nga koha e dinastive të vjetra kineze që i përkasin shekujve 534 dhe 577 pas Krishtit.


Ekspertët besojnë se statujat mund të janë mbledhur dhe varrosur në mënyrë rituale pas rënies së dinastisë së pjesës Veriore të Kinës dhe për t’i fshehur nga një përpjekje e  perandorëve të mëvonshëm për të pastruar vendin nga Budizmi.

Katherine Tsiang, drejtoreshë e Qendrës për Art e Azisë Lindore në Universitetin e Çikagos, i tha ‘National Geographic Daily’: "Mund të ketë ndodhur që disa nga rrënojat dhe skulpturat e thyera nga e kaluara, të jenë  mbledhur nga tempulli i vjetër dhe të jenë varrosur në një gropë ".

Budizmi nisi të aplikohej në Indi rreth 500 vjet para erës sonë dhe u prezantua në Kinë gjatë dinastisë Han, që daton qindra vjet para se rrënojat e sapo-zbuluar të ishin krijuar,  thonë hulumtuesit.

Sipas raporteve të ‘National Geographic’, ndërsa zbulimi është i rrallë, nuk është në fakt diçka krejt e panjohur. Më shumë se 2.000 artefakte janë zbuluar më parë në vendin e një tempulli në Dingxian, në provincën Hebei të Kinës, në vitin 1950, të cilat në fakt ishin shumë të ngjashme me antikat e zbuluara së fundmi. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.