Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Ja si do të jetë Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë

2012-04-24

Komisioni për përzgjedhjen e Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur fitues projektin e kosovarit Visar Obrija dhe gjermanit Kai Roman Kiklas. Juria ka rënë dakord me votën e qytetarëve, të cilët kanë votuar online dhe drejtpërdrejt monumentin që do t’i ngjajë pak a shumë një libri të hapur.
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja”, thuhet në përshkrimin e monumentit fitues. 24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.