Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Vari veten gabimisht në skenë, vdes aktori brazilian

2012-04-24

27-vjeçari ishte duke interpretuar rolin e Judës në pjesën “Pasioni i Krishtit”

Aktori brazilian, Tiago Klimeck i cili më 6 prill mbeti i varur aksidentalisht teksa ishte duke luajtur rolin e Judës, në një pjesë teatrale, ka ndërruar jetë pasi ndenji për 17 ditë në koma.

27-vjeçari ishte duke interpretuar në pjesën “Pasioni i Krishtit”, dhe duhet të luante një skenë kur Juda, i penduar për tradhtinë ndaj Krishtit, var veten, por një mosfunksionim siç duhet i qafores, që presupozohej të pengonte në fakt rënien në kontakt të litarit me qafën, bëri që ai të realizonte një varje reale.

Vetëm pas katër minutash aktorët e tjerë dhe spektatorët arritën ta kuptoni se ai ishte vërtetë duke u mbytur. Megjithatë, ato pak minuta mjaftuan që 27-vjeçari të mos arrinte të mbushej me frymë dhe të binte në një gjendje kome që do të zgjaste 17 ditë, pas të cilave ai ndërroi jetë. 24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.