Revista shumë e njohur amerikane “People”, e ka pagëzuar këngëtaren Beyonce si gruaja më e bukur në botë për vitin 2012.
‘People’ ka krijuar tashmë një traditë në klasifikimin e femrave më të bukura në botë dhe nëse vjet kopertinën e kësaj reviste si gruaja më e bukur e zinte latinia 43-vjeçare Jeniffer Lopez, këtë vit trofeun e ka ‘rrëmbyer’ këngëtarja 30-vjeçare Beyonce, fituese e 16 çmimeve ‘Grammy’ në muzikë.
Ajo u shpreh shumë entuziaste për këtë vlerësim nga një revistë prestigjioze, edhe pse gjëja që ajo vlerëson më shumë se gjithçka në këto momente është fakti së është bërë nënë, pasi solli në jetë vogëlushen e saj Blue Ivy në muajin janar.
Beyonce arriti kështu të triumfonte edhe përballë pretendenteve jo më pak të denja për ‘titullin’ si Angelina Jolie, Jennifer Lopez dhe Elle Macpherson. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.