Disa aktivistët në Britaninë e Madhe kanë menduar një ide gjeniale për të apeluar ndaj donatorëve të gjakut, duke shfrytëzuar pikërisht kohën përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Londrës, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë njerëzit të ndihmojnë në plotësimin e furnizimit me gjak. Të veshur vetëm me të brendshme me ngjyrën e mishit ata parakaluan nëpër rrugët e Londrës, edhe pse koha ishte me shi. Aktivistët kishin pikturuar në të gjithë trupin enët e gjakut dhe mbanin në gjoks tipin e grupit të gjakut për secilin, një formë e zgjedhur prej tyre për të rritur ndërgjegjësimin në mënyrë që të dhurohet më shumë gjak në shërbim të njerëzve që kanë vërtetë nevojë për të. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.