Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Gjermani, funeralet e shtrenjta, rriten kërkesat për ndihmë ekonomike

2012-04-27

Për shumë familje gjermane po bëhet gjithmonë e më kushtueshme jo vetëm jetesa, por edhe vdekja. Zyra e statistikave federale ka deklaruar se nga vitet 2006 deri në 2010, është rritur nga 14 mijë në 23 mijë (+64%) numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë nga komunat për të paguar shpenzimet e funeraleve.

“Një numër gjithmonë e më madh gjermanësh nuk arrijnë të gjejnë të hollat për të paguar shpenzimet e funeralit të të afërmve të tyre”, shpjegon eksperti Fabian Schaaf.

Shpenzimet për një funeral përllogariten mesatarisht nga 5 mijë në 6 mijë euro. Ndërkohë që për vitin 2010, komunat kanë kontribuar me rreth 2500 euro për familjet në vështirësi ekonomike. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.