Fotot që fiksojnë kafshë apo shpendë të ndryshme në momente apo pozicione pikante janë vërtetë shumë interesante dhe të këndshme për t’u parë. Një prej tyre është padyshim kjo që shihni. Një struc gjigant, i cili është një zog shumë i veçantë dhe me përmasa shumë të mëdha që arrijnë deri në 2 metra lartësi, banues natyral i pyjeve të Australisë, është bërë protagonist në këtë fotografi shumë gazmore. Çifti që pozon në këtë foto duket se e ka lënë pak pas dore zogun gjigant, duke u marrë disi edhe me kafshët e tjera që gjenden përreth parkut natyror në Australi. Ja pse struci i uritur ka zgjatur qafën e tij të gjatë dhe ka çukitur objektivin e aparatit fotografik, duke u bërë edhe vet pjesë e pamjes. Një kujtim vërtetë i këndshëm. 29 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.