Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Kim Kardashian dhe pozat e saj prej modeleje të vërtetë

2012-05-02

Në fakt, 'mbretëresha e thashethemeve', siç është kurorëzuar së fundi Kim Kardashian, për faktin se është personazhi më i ekspozuar në daljet e saj publike, nëpër revista, televizione, blogje në internet etj., nuk është se i përmbush kushtet për të qenë një modele, nga ato që sfilojnë nëpër pasarela.

Format e saj të kolme dhe gjatësia relativisht e vogël, nuk e favorizojnë për një gjë të tillë. Por në fotot e fundit të marra gjatë pushimeve të saj në Republikën Domenikane, 31-vjeçarja duket vërtetë sikur po sfilon në një pasarelë.

Me një bikini ngjyrë portokalli që nxjerr në pah ngjyrën çokollatë të trupit të saj, ylli i “reality show” në SHBA duket në top-formë dhe e më se e tonifikuar.

Performanca e radhës e sagës Kardashian vjen nga një moment relaksi me familjen e saj në Republikën Domenikane, ku Kim mësohet se ka marrë me qira një vilë me sipërfaqe dhjetë mijë metra katrorë, për 6 mijë dollarë në ditë. 1 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Na vizitoni ne faqen e re


 

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.