Aktori i madh hollivudian, Silvester Stallone ka ndërmend të luajë edhe një herë rolin e Rambos, heroi në filmin me të njëjtin emër që i solli shumë sukses në karrierën e tij kinematografike.
65-vjeçari duket se ka shprehur dëshirën të vazhdojë sagën e famshme aksion që e bëri shumë të njohur dhe e ktheu rolin e tij në një mit. Edhe pse në moshë të thyer tashmë, Stallone do të nisë xhirimet e sezonit me numër 5 për filmin ‘Rambo’, i cili mendohet të xhirohet në Meksikë.
Filmi, i cili është i gjithi aksion dhe ku në plan të parë dalin muskujt e fuqishëm dhe armët, kërkon një impenjim të madh fizik. Të shohim nëse do t’ja dalë edhe këtë radhë Stallone i madh, edhe pse shumë kanë shprehur dyshimet e tyre, duke pasur parasysh moshën e thyer tashmë të aktorit hollivudian . 2 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.