Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

20 Maj 2013

“BB5” - Liami tregon dy synimet e tij jashtë: familja dhe martesa me të dashurën

2012-05-03

Liami, Erioni e Françeska qëndrojnë në oborr duke biseduar. Liami shprehet se gjithnjë e mendon se si mund të jetë opinioni i publikut jashtë për të. Erioni përgjigjet se memoria e njerëzve për ta nuk do të jetë shumë e fortë, kështu që ai nuk ka përse të shqetësohet e gjithashtu asnjëri prej tyre nuk do të mbahet mend për keq.

Liami thotë se dikush që nuk i ka pëlqyer, do ta tregojë dhe me mimikë fytyre, e Erioni thotë se njerëzit mund dhe të xhelozojnë ndaj tyre për famën që kanë marrë dhe Françeska e mbështet Erionin.

Erioni shprehet se ajo që është për të ndodhur, do të ndodhë. Ermali afrohet pranë tyre e i thotë se asgjë nuk ka për të ndodhur me ta jashtë. Liami thotë se nuk është shqetësimi i tij kryesor mendimi i publikut jashtë, pasi nëse do të kishte qenë kështu, do të kishte vepruar ndryshe që në fillim, pasi është i aftë ta bëjë këtë gjë. Ai shton se dy synimet kryesore në jetë jashtë janë familja dhe të martohet me të dashurën e tij.

Françeska thotë se pas martese Liami do të mendojë dhe për një fëmijë, e ai pohon duke shtuar se pa fëmijën nuk do të kishte kuptim martesa. Liami thotë se jeta e një personi ndryshon shumë në momentin që bëhet prind dhe tregon një rast të tillë për një mikun e tij që është bërë baba e ajo lloj jete i pëlqen. 2 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.