Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

"Ulërima" shitet për 120 milionë $, shifra më e lartë e ofruar për një pikturë

2012-05-04

Piktura e quajtur “Ulërima”, e piktorit Edvard Munch ka arritur një shifër rekord me të cilën është shitur ndonjëherë një pikturë. Ajo është ofruar për një çmim stratosferik prej rreth 120 milionë dollarësh, në një ankand në Nju Jork, duke marrë statusin e pikturës më të shtrenjtë në botë.

Ky punim arti i përket vitit 1895 dhe është i vetmi që ka mbetur në duart e pronarëve privatë.
Piktura në fjalë është një nga katër versionet e piktorit norvegjez ekspresionist, e cila tregon imazhin e një njeriu që mban kokën e tij duke klithur nën një qiell të mbuluar me vija të kuqe të cilat krijojnë ndjesinë e gjakut dhe të dhimbjes.
Kjo shitje e pazakontë ka thyer në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm për pikturën e shitur më shtrenjtë, që ka qenë ajo e Pikasos e quajtur “Lakuriq, gjethe të gjelbra dhe bust", e cila është shitur për 106.5 milionë dollarë në një ankand dy vjet të shkuara. . 3 maj 2012 (gazeta-Shqip)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.