Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

24 Maj 2013

Dasma e Pitt e Jolie, në 50-vjetorin e martesës së prindërve

2012-05-04

Ditët e fundit është folur shumë për dasmën që kanë ndër mend të bëjnë dy yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe revista prestigjioze “Glamour” e ka publikuar më në fund datën në të cilën dy aktorët shumë të famshëm do të lidhin kurorë.

Angelina Jolie dhe Brad Pit pritet të martohen më 11 gusht 2012, në kështjellën e tyre në Francë dhe kjo datë është shumë simbolike për ta, ndaj jo më kot është zgjedhur nga çifti i të famshmëve për të kurorëzuar dashurinë  e tyre disavjeçare.

Pikërisht më 11 gusht, prindërit e Brad Pitt festojnë përvjetorin e pesëdhjetë të  martesës së tyre, prandaj Brad dhe Angelina kanë zgjedhur të festojnë dy ngjarje të bukura në të njëjtën ditë. Dasma, e cila mendohet të jetë madhështore, do të ketë më shumë se 300 të ftuar, të cilët sigurisht që do të jenë të famshëm dhe yje të Hollivudit si Johnny Depp, Matt Damon, Tom Cruise e shumë të tjerë, të cilët janë miq të dy yjeve të Hollivudit.

Për këtë arsye, dasma e tyre është kthyer në një eveniment të shumëpritur disa muaj përpara se të celebrohet, pasi ajo me shumë gjasa do t’i përngjajë një tapeti të kuq ku do të parakalojnë shumë yje të showbizit botëror. 3 maj 2012 (gazeta-Shqip)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.