Aktorja e famshme hollivudiane, Scarlett Johansson merr yllin e saj në të famshmin “Walk Of Fame” (Bulevardi i Famës), në Hollivud.
Aktorja 27-vjeçare dukej rrezëllitëse teksa pozonte pranë yllit të saj, e veshur me një fustan që i nxirrte në pah më së miri format perfekte të trupit.
Ylli i Hollivudit ka shprehur lumturinë dhe entuziazmin për këtë moment shumë të veçantë, që e radhit atë në krah të personaliteteve të tjera të kinemasë të cilët kanë marrë një vlerësim të tillë simbolik.
“Jam shumë e emocionuar, jam në ambientin e kinemasë prej 20 vjetësh, kam aktruar që kur kam qenë fëmijë. Ky yll është për mua si një gur mijëvjeçari”, - ka vijuar aktorja.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur nga bota e kinemasë, që i kanë dhënë mbështetjen e tyre aktores 27-vjeçare në këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.
Ylli i Johansson mban numrin 2470 në kategorinë e kinemasë. 3 maj 2012 (gazeta-Shqip)

© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.