Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Maj 2013

Wollfarth: KQZ të jetë e depolitizuar

2012-04-26

OSBE

Ambasadori

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, kërkoi dje që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ishte një organ i depolitizuar. “Unë do të uroja të kishit një KQZ të depolitizuar, pasi kemi të bëjmë me një punë teknike. Një përbërje e mirë e KQZ-së bëhet e mundur nëse jemi në një ambient të depolitizuar. Një KQZ e mirë është ajo e pavarur”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në një intervistë për “ABC News”. Po kështu, ai theksoi se ishte dakord me kërkesën e partive të vogla për barazinë e votës, duke theksuar se gjithsesi ishte e udhës që të shikoj me kujdes çështja e pragut elektoral. “Partitë e vogla duhet të respektojnë disa pragje për të hyrë në Parlament. Kjo duhet parë me shumë kujdes, duhet diskutuar mes vetë liderëve të partive të vogla e të mëdha. Barazia e votës është e rëndësishme. Në planin afatgjatë nuk është mirë të kemi parti të përfaqësuara nga një person i vetëm në Parlament”, deklaroi ai.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.