Komisioneri Europian për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ka përshëndetur Planin e Veprimit të Shqipërisë për Integrimin si një përpjekje e palëve për bashkëpunim.
Në një mesazh në rrjetin social "Twitter" ai shkruan: “Përgëzoj Shqipërinë për miratimin e Planit të Aksionit, një përpjekje kjo e përbashkët e qeverisë dhe opozitës".
Dy ditë më parë kryeministri Berisha i dorëzoi në Tiranë, Drejtorit për Zgjerimin në BE planin e Veprimit, Stefano Sannino. 23 mars 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.