Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Partitë e vogla, në tryezë për kodin zgjedhor

2012-04-23

Në një përpjekje për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, 23 parti të vogla, të majta dhe të djathta, kanë paralajmëruar për ditën e sotme një konferencë, e cila do të mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Sheraton’.

Nisma mësohet se është ndërmarrë nga partitë e vogla që janë aleatë të Partisë Socialiste, por pjesëmarrëse do të jenë parti të spektrit të majtë dhe të djathtë, madje edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS janë ftuar të marrin pjesë në këtë tryezë.

Tre propozimet që mendohet se partitë e vogla do të paraqesin kanë të bëjnë me korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimin e grupimeve të partive brenda koalicionit. Ndërkohë, komisioni për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy partive të mëdha, PD dhe PS ka arritur në disa marrëveshje të rëndësishme për ta mbyllur këtë reformë në afatin e caktuar, duke u  nisur edhe nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve, si një nga kushtet kryesore për integrimin vendit tonë në BE.

Por, ende 1 javë pa u mbyllur afati për hartimin e kësaj reforme shumë të rëndësishme për vendin, disa çështje si numërimi elektronik, Kolegji Zgjedhore apo se si do të zgjidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë ende të shqyrtuara si duhet. 23 prill 2012 (gazeta-shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.