Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

24 Maj 2013

Debate në Kuvend për betimin e deputetit socialist Edison Konomi

2012-04-27

Braçe: Po shtyhet futja e Konomit në parlament. Topalli: Duhet të dorëzojë mandatin e anëtarit të këshillit bashkiak

Rikthehen në sallën e Kuvendit debatet për mandatin e deputetit të ri socialist, Edison Konomi.  Që në fillim të seancës, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka akuzuar mazhorancën se po zvarrit futjen në sallë të deputetit të ri.

“Me mandatin e deputetit kujtuam se me vendimin e KQZ u zgjidh çdo gjë, nuk arrij ta kuptoj pse shtyhet kur edhe KQZ-ja ka marrë vendimin për t`i dhënë mandatin e deputetit. Ende nuk po mblidhet këshilli që e drejtoni ju për t`i dhënë rrugë kësaj çështje”, i është drejtuar Braçe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Kjo e fundit i është përgjigjur Braçes duke sqaruar se deputeti i ri ka edhe dy mandate, atë të deputetit dhe të anëtarit të këshillit bashkiak të Durrësit.

“Administrata i ka dërguar letër Këshillit Bashkiak të Durrësit që Edisoni të dorëzojë mandatin si anëtar i këtij këshilli. Pasi të dorëzojë ai këtë mandate do mblidhet Këshilli i rregullores dhe pastaj sipas procedurave do ulet në sallën e Kuvendit”, ka thënë Topalli.

26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.