Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

21 Maj 2013

OKB: Kthimi i Shengen është vetëvrasje për BE-në

2012-04-27

Franca dhe Gjermania mund të kryejnë një vetëvrasje për Europën në rast se vijojnë me propozimin për rikthimin e kontrolleve kufitare në zonën Shengen, e cila ka funksionuar e hapur tashmë që prej shumë vitesh, deklaroi një zyrtar i lartë i OKB-së për turizmin.

Vendet bëjnë më mirë të këmbëngulin në liberalizimin e rregullave të udhëtimit ose rrezikojnë të mbeten jashtë linjës së të ardhurave dhe veneve të punës që krijon turizmi, tha Taleb Rifai, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit.

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që vendet Shengen të kenë të drejta të pezullojnë paktin dhe të rikthejnë kufijtë në raste ekstreme, në përjekje për të luftuar krimin.

Kjo do të qe puthja e vdekjes, Rifai i tha gazetarëve ndërsa gjendej në një konferencë të OKB-së për krimin.

“Duke lënë mënjanë atë çfarë Gjermania dhe Franca po kërkojnë – sepse këto vende do të vuajnë më shumë – e gjithë pjesa tjetër Shengen duhet të mendojë për veten... një masë e tillë do të jetë shumë dëmtuese.” 27 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.