Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Shoqatat kundër ligjit të qeverisë për pronat

2012-05-03

Dy shoqatat “Pronësi dhe Drejtësi” dhe “Bregdeti” kanë kontestuar fuqishëm draftin e Qeverisë “Për kthimin e kompensimin e pronës”. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është kontestuar nisma e qeverisë e cila wshtw cilësuar si antikushtetues.

“Në qoftë se Këshilli i Ministrave miraton një metodikë sot, askush nuk e ndalon një Këshill Ministrash të një mazhorance tjetër që të bëjë një metodikë tjetër, sepse këtë të drejtë ja jep ligji. Dhe në këtë aspekt mendojmë se kjo metodologji duhet miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku janë të gjitha partitë politike të përfshira, të cilat kanë detyrimin Kushtetues për zgjidhjen e problemit të pronës”, - deklaroi sekretari i Shoqatës “Pronësi në drejtësi”, Agim Toro.

Ndërsa Gëzim Boçari i shoqatës “Bregdeti” u shpreh se “ky ligj, kjo situatë është e papranueshme për ne, për vetë faktin se do të kompensohem unë për pronën që e ka marrë ky tjetri që nuk ka asnjë lidhje, as të blerë, as të dhuruar, as të trashëguar”. Drafti “Për kthimin e kompensimin e pronave” u miratua në parim.

Opozita votoi kundër. Ndërsa për dy draftet e tjera të pronësisë: “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” dhe “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” u la që të thërritet në një seancë të posaçme ministri i Mjedisit Fatmir Mediu për të dhënë shpjegime për amendamentet e paraqitura kundër drafteve të qeverisë. 2 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.