Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Të martën, vendimi për mocionin anti-Topalli

2012-04-22

PS

Partia Socialiste do të marrë javën që vjen vendimin nëse do të kërkojë mocion votëbesimi ndaj Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, nismë që u artikulua pas votimit të anëtarit të KLD-së Elvis Çefa në Kuvend. ASTV citon burime nga Komisioni Ligjor i Asamblesë Kombëtare të PS-së, të cilët thanë se kjo forcë politike është mes dy vendimeve. Të ndërmarrë mocion në kushtet e mungesës së numrave, duke i dhënë shkas mazhorancës që të provojë se numerikisht është ende solide në Parlament. Nga ana tjetër, opozita ka interesin të testojë se kush do të jetë mënyra që mazhoranca do të zhvillojë mocionin. Ligjërisht, sipas tyre, duhet që Kryetarja e Kuvendit të provojë mbështetjen përmes votimit të fshehtë me kuti.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.