Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është propozuar dje si kandidaturë për Presidente e Republikës nga Partia Aleanca Demokristiane, me kryetar Zef Bushatin. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Bushati u bëri thirrje forcave politike parlamentare që të japin konsensus për Jozefina Topallin si Presidente e Republikës. Po kështu, në këtë deklaratë, Bushati kritikoi dhe Presidentin aktual, Bamir Topi. “Aleanca Demokristiane vlerëson se Presidenti aktual, Bamir Topi, ndonëse i ardhur si President nga e djathta, nuk firmosi ligjin për lustracionin, i cili i mungon sot Shqipërisë dhe diçka e tillë është e pafalshme që vendi që ka vuajtur më shumë nga diktatura komuniste ende, nuk ka një ligj të tillë”, thekson ai. Po dje, Aleanca Demokratike propozoi Neritan Cekën si kandidat për President, ndonëse kjo kandidaturë ka qenë në garë dhe në vitin 2007.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.