Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, nuk ka kaluar pa ngjallur pakënaqësi dhe reagime tek pala maqedonase.
Kësaj radhe partia TMRO është shprehur e revoltuar nga marrëdhënia e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi në qytetin e Tetovës, si dhe ka bërë thirrje për një reagim edhe nga institucionet shtetërore.
“Është e pahijshme sjellja e një presidenti të shtetit kur është në vizitë në një shtet tjetër dhe shpreh qëndrimin se historia ka vizatuar vetëm kufij administrativë në mes shqiptarëve, por jo edhe shtetërorë. Menduh Thaçi, mysafirit të tij i uroi mirëseardhje në shtëpi? Thaçi mund t’i drejtohet në atë mënyrë presidentit Topi vetëm nëse e viziton në shtëpinë e tij personale, ndërsa shtëpia e Topit është Shqipëria, kurse ata të dy dje ishin në Tetovë, Republika e Maqedonisë”, - theksoi kryetari i TMRO-së, Vanço Shehtanski. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.