Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle kërkoi që palët në Maqedoni të qëndrojnë të qeta dhe të vetëpërmbajtura në deklarimet fajësuese për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
“Çfarë është e nevojshme në këtë moment është që të gjithë të qëndrojnë të qetë”,- ka thënë Fyle duke theksuar se kupton dhimbjen dhe mërzinë që vendi po ndjenë nga ky krim, por ai apeloi për qetësi, me qëllim që autoritetet të kryejnë punën e hetimeve me sukses. Diplomati tërhoqi vërejtjen që popullsia në Maqedoni nuk duhet të lejojë që të përkeqësohet bashkëjetesa ndëretnike që është në interes të vendit.
Sipas tij, BE-ja po monitoron situatën në Maqedoni dhe se vazhdimisht është në komunikim me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe autoritetet e Shkupit.
24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.