Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Presidentja Jahjaga nuk do të dekretojë Kodin e ri Penal

2012-04-30

Gazetarët e Kosovës kundërshtuar dy nene të këtij kodi, që kishin të bënin me përgjegjësinë e medias

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet të mos dekretojë Kodin e ri Penal. Mediat kosovare raportojnë se presidentja pritet të kthejë ligjin në Kuvend gjatë javës së ardhshme. Një veprim i tillë pritet të bëhet pikërisht për dy nenet e kontestuara, 37 dhe 38, që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gazetarëve.

Sipas burime, Jahjaga do të kërkojë riformulimin e këtyre dy neneve dhe jo heqjen tërësore të tyre. Presidentja e Kosovës gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend. Gjithashtu edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat.

Protestat e gazetarëve në Kosovë gjetën mbështetjen dhe nga organizatat ndërkombëtare që punojnë për lirinë dhe pavarësinë e medias, të cilat i dërguan letër kryetares së shtetit kosovarë që të mos dekretonte dy nenet që cenonin aktivitetin dhe lirinë e medias.
30 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.