Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Bastisje në lagjet shqiptare të Shkupit

2012-05-01

Dhjetëra arrestime, nuk dihen arsyet e mësymjes së njësive speciale të policisë maqedonase

Policia e Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka kryer disa bastise në lagje shqiptare të Shkupit, ndërkohë që mësohet se janë kryer dhjetëra arrestime.

Operacionet blic të policisë maqedonase janë kryer në lagjet: Gazi Baba, Hasanbeg dhe në fshatin Haraçinë. Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit. Tani për tani nuk dihen arsyet e bastisjeve, por raportohet se janë arrestuar dhjetëra shqiptarë.

Ndërkohë, në këto lagje të banuara, kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë.
1 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)


Na vizitoni ne faqen e re

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.