Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

20 Maj 2013

Komuniteti mysliam: Varrezat të ndara, si ka qenë sikur

2012-04-22

Reagimi

Komuniteti Mysliman Shqiptar e konsideron të papranueshme projektin për ndërtimin e varrezave murale në vend. "Në librin tonë të shenjtë e kemi një jetë nga ky dhe ju krijuam ne juve, këtu po ju kthejmë dhe do ju nxjerrim dhe një herë tjetër. Duke iu referuar këtij ajeti ne nuk mund të bëjmë devijime. Vendbanimi i të vdekurit është toka nga ku jemi krijuar", sqaroi Hafiz Shaban Saliaj, myftiu i Tiranës. Në emër të këtij komuniteti, myftiu i Tiranës, kërkon nga autoritetet dhënien e lejes për ndërtimin e varrezave edhe në vende të tjera, për të cilat nuk përjashton edhe mundësinë e gjetjes së kontributit financiar.

"Të ndahen dhe varrezat, siç i kemi pasur më përpara në traditën e vendit tonë. Kjo do të jetë e dobishme edhe për bashkinë sepse besimtarët e secilës fe, do të interesoheshin më shumë për parcelat e tyre dhe mund të kontribuonin nëpërmjet bizneseve të tyre apo ndihma nga jashtë", tha Saliaj.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.