Garë e përsosur për Nico Rosberg, i cili shënoi fitoren e tij të parë F1 në mënyrën më të mirë të mundshme, pa gabime, duke arritur të triumfojë në garën për Çmimin e Madh të Kinës.
Piloti gjerman i Mercedesit është nisur nga pole position, dhe ka mundur ta dominojë garën që nga xhiroja e parë, duke arritur suksesin e parë në karrierën e tij.
Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotët e McLaren, respektivisht Jenson Button e Lewis Hamilton. Në vend të katërt renditet Mark Webber, piloti i Red Bull, ndërsa për Ferrarin gara nuk ka shkuar aspak mirë. Fernando Alonso është renditur në pozicionin e nëntë, ndërsa Felipe Massa vetëm në të trembëdhjetin.
Piloti 26-vjeçar i Mercedes, Rosberg arriti ta ngjisë në podium skuadrën e tij pas më shumë se gjysmë shekulli, pasi fitorja e fundit daton në vitin 1955, kur Juan Manuel Fangio i Mercedes, fitoi Çmimin e Madh të Italisë. 15 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.