Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

24 Maj 2013

F1, sot provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bahrein

2012-04-22

Vettel në pole-position, Hamilton i dyti, ndërsa Webber në vend të tretë

Sebastian Vettel do ta fillojë garën nga pole-position në Çmimin e Madh të Bahrein, raundi i katërt i botërorit të Formula 1, i planifikuar për t’u zhvilluar nesër në Sakhir.

Piloti gjerman i Red Bull, kampion botëror në fuqi i garave të Formula 1, ishte më i shpejti në provat zyrtare me kohën  1'32''422 sekonda.

I dyti që do të niset nga rreshti i parë, në krah të Vettel, do të jetë piloti anglez i McLaren-Mercedes, Lewis Hamilton me kohën 1'32"520, ndërsa australiani Mark Webber, po i Red Bullit, do të niset i treti në garën që do të zhvillohet nesër në Bahrein. Ndërkohë, ky botëror i Formula 1 vazhdon të jetë i pafat për skuadrën e Ferrarit, me Fernando Alonson që do të niset nga rreshti i pestë dhe Felipe Massa i cili niset nga rreshti i shtatë në garën e nesërme të F1 në Bahrein. 21 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.