Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

21 Maj 2013

Maradona mbron Messin në Twitter

2012-04-26

“Penalltia e gabuar, nuk e bën më pak të madh”

Maradona del në mbrojtje të Messit, pas disfatës së djeshme në Camp Nou përballë Çelsit. E për ta bërë një gjë të tillë ka zgjedhur rrjetin social Twitter, ku Diego Armando Maradona ka shkruar: “Nëse gabon një penallti, nuk do të thotë se nuk vazhdon të jesh më i miri”.

Pas ndeshjes së djeshme spanjollët, por edhe argjentinasit, nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Super-Messit. Brenda pak orësh, Messi i vlerësuar si futbollisti më i mirë në botë u “përbalt” dhe u ul nga piedestali. Mesa duket kjo nuk i kanë pëlqyer Maradonës, i cili gjithmonë ka shprehur admirimin e tij për Leo Messin. “Nuk arrij të kuptoj argjentinasit që flasin keq për Leo”, ka përfunduar komentin e tij Maradona.
25 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.