Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

21 Maj 2013

Porto feston titullin e saj të 26 kampion

2012-05-01

Portugali

Benfika nuk duket ende në horizont, por rivalët e mëdhenj ndjejnë se po i afrohen. Porto fitoi titullin e 26 kampion në historinë e saj, duke e fituar kampionatin portugez edhe për sezonin 2011-2012. Mbeten edhe 6 tituj të tjerë për t’u barazuar me “shqiponjat” e Lisbonës, por për momentin radhën e ka festa. Tifozët dolën nëpër rrugë, si kudo në të gjithë botën dhe ndezën flakë në rrugët dhe sheshet e qytetit verior. Me këngë e me valle, me vegla muzikore, apo thjesht duke thirrur e duke tundur flamujt, tifozët festuan ashtu siç dinë ata.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.