Skandali i basteve, i ngjashëm me atë që ka tronditur së fundmi futbollin italian, duket se ka goditur edhe Spanjën. Sipas mediave iberike, Liga Profesioniste e Futbollit ka kërkuar një hetim antikorrupsion, për disa raste me ndeshje të dyshuara si të manipuluara në Primera Division. Lajmi është përhapur nga radio “Cadena SER”, ndërsa “Cadena COPE” ka spekuluar se mes takimeve të dyshuara është edhe ndeshja Espanjol-Sporting Gijon, humbja 0-3.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.