Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Vllaznia e Kastrioti iu falen penalltive për 3 pikët 

2012-04-22

Ndeshjet

Humbjet afrojnë më shumë Apoloninë e Dinamon me Kategorinë e Parë

Andrea Marko i Kastriotit dhe Armir Grima në stolin e Vllaznisë arritën fitoret e para në stolin e skuadrave të tyre, në ndeshjet e zhvilluara ditën e shtunë, në Kategorinë Superiore. Në Krujë, Kastrioti u përball me një rezistencë të fortë të Dinamos, që u mund vetëm nga një 11-metërsh në minutën e 75 të takimit, kur pas një kombinimi Cetkoviç-Turdiu, ky i fundit u rrëzua në zonë pas një kontakti me Kapaj. Dinamovitët protestuan fuqishëm ndaj gjyqtarit Jubica për këtë vendim, por Inkango u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit dhe i dhuroi skuadrës një fitore të çmuar, që përpara ndeshjes së nesërme me Skënderbeun, krijon presion mbi Flamurtarin në luftën për vendin e katërt, që vlen një biletë për në Europa League. Vllaznia ka marrë trepikëshin e parë nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, ku ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë. Ashtu si në Krujë, edhe në Shkodër, fati i ndeshjes është përcaktuar nga një 11-metërsh, i cili u akordua në minutën e 82-të, që u shndërrua në gol nga kapiteni Smajli. Vllaznia e nisi mirë ndeshjen dhe mundësitë për shënim nuk i munguan, por finalizimi la shumë për të dëshiruar. 11-metërshi i akorduar për Vllazninë u kontestua nga fierakët, pasi ishte i dyshimtë, por gjyqtari ndërkombëtar, Enea Jorgji, ishte i vendosur. Me këtë fitore shkodranët shkojnë në kuotën e 30 pikëve dhe renditen të 6-t, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 14 pikë, duke u pozicionuar në zonën e rënies direkte.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.