Luis Enrike nuk është i sigurt për vazhdimësinë si trajner i Romës dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian po mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit në rast largimi. Sipas ‘Corriere dello Sport’, pas barazimit 2-2 mes Romës dhe Napolit të shtunën, Luis Enrike nuk është më i bindur si më parë për të ecur me projektin e tij dhe drejtuesit romanë po mendojnë për Villas Boas, si teknikun e ardhshëm.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.