MPJ:Akte të tilla nxisin konflikte mes komuniteteve. Protestë mbarëpopullore në Bujanovc
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të shqiptarëve në Preshevë, duke i cilësuar me prapavijë politike dhe të qëllimshme, në prag të fushatës zgjedhore. Shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka deklaruar se: “ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE. Ndërkaq, mesditën e sotme, në Bujanovc do të zhvillohet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe. Protesta pritet të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore. Para mbajtjes së protestës, Këshilltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit. Pesë të rinjtë shqiptarë janë arrestuar me pretendimin se dyshohen të kenë kryer krime lufte gjatë konfliktit në jug të Serbisë në vitin 2001.
5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
MPJ:Akte të tilla nxisin konflikte mes komuniteteve. Protestë mbarëpopullore në Bujanovc
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të shqiptarëve në Preshevë, duke i cilësuar me prapavijë politike dhe të qëllimshme, në prag të fushatës zgjedhore. Shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka deklaruar se: “ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE. Ndërkaq, mesditën e sotme, në Bujanovc do të zhvillohet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.
Protesta pritet të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore. Para mbajtjes së protestës, Këshilltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit.
5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)