Kallëzimi
Në krizë për paratë e drogës, një i ri ka vjedhur gjithë orenditë shtëpiake, me qëllim shitjen e tyre dhe blerjen e heroinës. Policia e kryeqytetit tha se ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e Renald Tahirit, 26 vjeç, i dënuar më parë për “prodhim e shitje të narkotikëve”, sepse rreth orës 18.00 të së djeshmes ka bërë kallëzim babai i tij, Tomor Tahiri, 63 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar se djali i tij ka vjedhur në shtëpi sendet e shtëpisë duke i ngarkuar në një mjet për t’i shitur, pasi është konsumator i lëndëve narkotike dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.