Mjafton një pohim në formë shakaje i djalit më të vogël të princit Carl, që të plasin thashethemet mbi atësinë e vërtetë të tij
Ndërsa Princi William duket se ka trashëguar të gjitha cilësitë mbretërore të gjyshes së tij të hekurt, Elizabeta II, dhe veçanërisht pas martesës me gruan e tij Kate, që është kthyer në një ikonë të stilit dhe shumë e dashur për britanikët, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllanë e tij të vogël, Harry, i cili me karakterin e tij shumë çapkën dhe shumë larg karakterit të matur të të vëllait, nuk e humb rastin t’i hapë telashe shtëpisë mbretërore.
Gafa më e fundit ndodhi vetëm pak ditë më parë, gjatë një vizite në ‘Bacon’s College’ të Rotherhite kur me spontanitetin dhe shpirtin e humorit që e karakterizon, pyetjes së pafajshme të një djaloshi të vogël, nëse ai dhe William ishin vëllezër, iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt”. Kaq ka mjaftuar që të rinisin telashet për familjen mbretërore, që edhe për gjënë më të vogël vihet në shënjestër të medias.
Disa kohë më parë ishin hapur fjalë nga media se Harry, në fakt, nuk ishte fëmija biologjik i Princit Carl, por i James Hewitt, një oficeri i lartë me të cilin princesha Diana pati një lidhje. Kjo përshtypje është shtuar më shumë duke parë ndryshimin e madh që kanë dy vëllezërit, si në aspektin e pamjes së jashtme, por edhe në aftësitë ushtarake të dukshme që ka Harry, çka ka bërë që me gjithë mohimet, zërat ndaj këtij faktin të mos heshtin kurrë.
Ndërkohë, nga oborri mbretëror nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me këto zëra dhe sipas të gjitha gjasave, shkëlqimi i Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Londër, do ta fashisë të paktën për pak ditë zhurmën.