Emiljano ShullaziGjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dënon Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn me 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.


Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj janë arrestuar nga Policia e Lezhës në qershorin e vitit të kaluar, në kryqëzimin e Shëngjinit, dhe aktualisht po vuajnë periudhën e burgimit në burgun e Shënkollit në Lezhë.


Dy të pandehurit, Emiljano Shullazi dhe Elidon Harizaj, u ndaluan dhe u gjykuan nga Gjykata e Lezhës me akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë një kontrolli të bërë nga policia atyre u janë gjetur 2 armë pa leje, si dhe një mjet i blinduar me të cilin po lëviznin në drejtim të Shkodrës.


Çështja në ngarkim të tyre fillimisht u gjykua në Lezhë, ku u vendos dënimi me nga 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar të kësaj çështjeje u vendos që të dënoheshin me nga 16 muaj burg secili. Ky vendim i Gjykatës së Lezhës u apelua nga avokatët mbrojtës të Shullazit dhe të Harizajt, pasi ata kërkonin uljen e dënimit të dy klientëve të tyre. Por megjithëse ishin avokatët që apeluan vendimin për në Apel, ishin vetë ata që sollën dështimin e seancave.


Ndërkaq pritet që Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge.


16 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)