Ujësjellësit – Realizimi më i madh i investimeve paraqitet në programin “Furnizimi me ujë e kanalizime” në masën 62.1%.


Realizimi – Shpenzimet për investime janë realizuar 52.4% të planit vjetor. Për transportin rrugor janë realizuar 51.5%.


Shpenzimet – Shpenzimet e buxhetit në total për Ministrinë e Transportit për 9-mujorin 2014, janë 53.59% e planit vjetor.


Monitorimi i Financave për buxhetin e Ministrisë së Transporteve, realizimi 50%


[callout]Ujësjellësit – Më mirë është punuar për grupin e ndërtimeve “Ujësjellës-Kanalizime”, sidomos në projektet me financim të huaj. Produktet e parashikuara me financim të huaj janë realizuar në nivel të lartë. Kështu, linjat e reja të furnizimit me ujë, u realizuan në mbi 80% të planit. Nga 5 impiante të trajtimit të ujërave të zeza, të planifikuara janë realizuar 2 copë


Portet, aeroportet dhe hekurudha – Të tre këto sektorë nuk kanë investime kapitale të rëndësishme. Shpenzimet për transportin detar zënë vetëm 0.41% të totalit të buxhetit faktik. Ndërsa investimet për transportin ajror zënë 0.04% të totalit të shpenzimeve. Edhe për transportin hekurudhor kryhen shumë pak shpenzime, që zënë afro 1.28% të totalit të buxhetit të realizuar në këtë periudhë të monitoruar. [/callout]


ndertim rruge infrastruktura

Rrugët – Pjesën më të madhe të shpenzimeve faktike e zënë shpenzimet e realizuara për transportin rrugor me rreth 70.5%


Shumë shirita pak kilometra. Kjo është diçitura e panoramës së kantiereve të ndërtimit të infrastrukturës për vitin e kaluar. Në nëntëmujorin e vitit 2014, u ndërtuan ose u rindërtuan vetëm 46.77 km rrugë ose 50% e planit vjetor. Këto shifra dalin nga monitorimi i Ministrisë së Financave për buxhetin e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës. Sipas tabelave të realizmit të buxhetit, produkti “Ndërtim rruge” i shprehur në sasi (km) është realizuar ndaj planit vjetor përkatësisht 50% dhe shpenzimet faktike 52% të planit vjetor. Nga këto, janë realizuar për ndërtim rruge me financim të brendshëm 27.23 km ose rreth 79% ndaj planit vjetor, ndërsa shpenzimet faktike rreth 85% me 6.5 miliardë lekë. Me financim të huaj janë realizuar 19.54 km nga 59.3 km të planifikuara si vjetor.


 


Cilat janë rrugët ku punohet?


linja ujesjellesMe financim të brendshëm objekti “Ndërtim rruge tip A2 me katër korsi (2×2)” është realizuar 6.75 km, nga 9.48 km të planifikuara si vjetor, me shpenzime faktike 1.5 miliardë lekë nga 2 miliardë të planifikuara. Në këtë grup janë përfshirë kryesisht rrugë me katër korsi dhe gjerësi që varion 20-25 m, me disa objekte të rëndësishme të përfunduar, si by pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, ndërsa janë në proces dhe po punohet për zbatimin e projekteve në 7 lotet e tjera. Njëkohësisht janë në proces: Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas; mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tuneleve të Thirrës dhe të Kërrabës; si dhe ndërtimi i rrugës Kukës-Morinë (Loti 1). Grupi tjetër ku përfshihen rrugët tip “A2” me katër korsi me trotuare dhe ndriçim, janë realizuar në masën 16% të planit vjetor, ose 5.52 km. Këtu janë përfshirë segmenti Fakulteti Filologjik – Unaza e Madhe Tiranë, Unaza e Re e Tiranës, segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës, Unaza e Re e Tiranës, Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike pjesa e mbetur, nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë-Rrëshen, Thumanë, rruga e Porto Romanos, Durrës (Loti 1). Në tremujorin e dytë, 2014 janë financuar edhe objekte të tjera si: Rikonstruksion dhe zgjerim i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik – Unaza e madhe Tiranë, rikonstruksion i rrugëve Aleksandër Goga, Institut-Bulcesh -Kamzë, unaza e qytetit Durrës dhe rruga by pass perëndimor Shkodër (loti 2). Për sa u përket rrugëve tip “B1” me dy korsi, janë planifikuar 3.1 miliardë lekë për 13.2 km, por janë realizuar 2.8 miliardë lekë, ose 11.57 km. Këtu hyjnë rruga Milot – Fushë-Krujë (dublimi i superstradës, loti 3, loti 4), rruga Lushnjë-Berat (loti 1,2,3). Në tremujorin e dytë 2014, janë financuar përveç objekteve të mësipërme edhe objekte për të cilat janë akorduar fonde buxhetore për likuidimin e detyrimeve të prapambetura: Ndërtim i Rrugës së Arbrit (seg. Ura e Brarit-hyrje tuneli Qafë Murrizë, loti 1; Dalja e Urës së Vashës Bulqizë loti 2, loti 3), rruga Kardhiq –Delvinë (loti 2). Për rrugët tip C2 me dy korsi janë planifikuar 887 milionë lekë për 6.14 km, ndërsa janë realizuar 518 milionë lekë, ose 3.52 km. Këtu përfshihen segmenti Dragobi-Valbonë, ndërtimi i rrugës sekondare Vidhas-Kombinati Metalurgjik (shtesë). Gjithashtu, janë financuar objekte nga fondi për likuidimin e detyrimeve të prapambetura për zgjerimin e tunelit e Ujit të Ftohtë Vlorë dhe riparime në aksin Rubik-Rrëshen-Gjegjan. Për rrugët tip “A” me katër korsi (me financim të huaj)janë planifikuar për vitin 2014 fonde në vlerë 7 miliardë lekë, ndërsa janë realizuar për 9-mujorin 3 miliardë lekë për gjatësinë 18.67 km. Këtu hyjnë rruga Tiranë-Elbasan (janë përfunduar dy tunelet dhe pjesërisht segmentet Mullet-hyrje dhe dalje e tunelit Kërrabë-Elbasan), By pass Shkozet dhe Durrës, si dhe kanë filluar punimet për ndërtimin e By Pass-it Fier. Ndërkaq, rreth 2.8 miliardë lekë janë planifikuar për rikonstruksione rrugësh. Ky zë ka ecur më mirë se të tjerët. Nga 52.56 km të planifikuara janë realizuar 46.45 km. Këtu renditen rruga e Gjinarit Elbasan, rrugët lidhëse me bregdetin (Llogora- Sarandë) dhe rruga Tri Urat – Lekovik. Po ashtu janë financuar edhe objekte nga fondi për likuidimin e detyrimeve të prapambetura si sistemim asfaltim rruga Zemblak-kryqëzim Liqenas, rruga e Voskopojës Korçë, Librazhd –Qafë Studën, Kuçovë-Belsh Cërrik, Pajovë-Shezë-Pekisht–Belsh. Një pjesë të shpenzimeve të këtij zëri e zënë shpronësimet dhe vendimet gjyqësore, që kapin vlerën 454 milionë lekë. Ndërsa, shpenzimet kapitale për TVSH dhe kosto lokale për vitin 2014, janë 4.5 miliardë lekë (25% ndaj planit të buxhetit vjetor financim i brendshëm), ndërsa janë realizuar në vlerën 778 milionë lekë.


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]