SarahPrincesha Diana kishte edhe një vajzë, ardhjen në jetë të së cilës e mbante sekret. Mediat shkruajnë se fëmija ka lindur përpara princit William dhe Harry. Lajmi është publikuar në faqen e parë të revistës amerikane The Globe, e cila shkruan se William nuk është fëmija i parë i Dianës, por ai ka edhe një motër që tashmë është 33 vjeç.


Në dhjetor të vitit 1980, Lady Diana, në atë kohë një 19- vjeçare, u urdhërua nga Mbretëresha e Anglisë që të bënte disa teste gjinekologjike, për të zbuluar nëse mund të bënte fëmijë. Vezët e Dianës janë  fertilizuar nga spermatozoidet e Charles-it dhe testi rezultoi pozitiv.


Pas kësaj Charli urdhëroi shkatërrimin e vezës së fertilizuar,  por një nga mjekët kishte vjedhur  një embrion për t’ia dhuruar bashkëshortes së tij. Në këtë mënyrë ajo u bë një nënë surrogate e fëmijës biologjik të çiftit mbretëror Charli dhe Diana.


Bebja ka lindur në tetor të vitit 1981 dhe quhet Sarah. Mediat britanike shkruajnë se këto janë pretendime qesharake, por nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë vajza futet e para në radhën e trashëgimisë mbretërore. Aktualisht Sarah jeton në Amerikë.


25 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)