Vendimi


Dorian DuckaLirohet nga detyra, zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, i cili miratoi dorëheqjen e kërkuar nga vetë zëvendësministri pak kohë më parë. Dorëheqjen e tij mësohet se Duçka e ka kërkuar për arsye personale dhe s’ka të bëjë me ndonjë rifreskim të qeverisë. “Këshilli i Ministrave vendosi që Dorian Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Ndërkohë, sipas burimeve brenda kabinetit, mësohet se ish-zëvendësministri ka gjetur punë në një kompani jashtë vendit. Dorian Duçka është një prej anëtarëve të KDK-së në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai për thuajse 6 vite ka mbajtur një post kyç në Ministrinë e Ekonomisë, si koordinator i projektit të gazsjellësit “TAP”, por përtej funksioneve, Duçka përfaqëson një nga personat kryesorë në LSI, sa u takon Marrëdhënieve me Publikun. Dorian Duçka ka studiuar në Universitetin për Mesdheun Lindor Famagusta (Qipro) gjatë viteve 2001-2005, diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kings College London (University)Londër (Mbretëria e Bashkuar), për “Politikat Publike, Projektimi, vlerësimin e politikës publike, Renovimi Urban, Proceset Politika, Politika Krahasuese Publike, rolit rregullator të shtetit”.