Seriali i famshëm i animuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “The Simpson”, i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë në një nga pjesët e saj. Tema kishte të bënte me një delegacion olimpik shqiptar të cilët janë me veshje shqiptare dhe mbajnë në dorë flamurin kuq e zi. Bëhet fjalë për pjesën 12 të sezonit 21, gjatë minutës 10.
Nga pamjet kuptohet që skenaristi i serialit është njohës i kulturës shqiptare sepse në veshjen e personazheve nuk ka gabuar dhe u ka vendosur edhe nga një plis në kokë personazheve që përfaqësojnë delegacionin shqiptar. Komedia “The Simpson”, është në formatin animasion satirik dhe është e njohur botërisht. Seriali ka me miliona fansa.
26 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)