Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të parimeve, e jo nga oportunizmat e as për shkak të ndonjë axhende politike, prandaj ka kërkuar që kjo të mos e përjashtojë dialogun dhe komunikimin e hapur me popullin e Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ambasadorja, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se pret nga Serbia që t’i përkrahë më shumë qëndrimet e Izraelit në OKB.
Ambasadorja Alona Fisher-Kamm është pyetur edhe për gjendjen në Ballkan, duke thënë: “Izraeli ka marrëdhënie të mira me vendet e Ballkanit dhe do të dëshironte ta shihte këtë rajon të përparojë drejt integrimeve europiane.
Besojmë se perspektiva evropiane është rrugë e mirë. Vlerësojmë se dialogu është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqe e përparim, që vlen edhe për Lindjen e Afërt”.
28 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)