Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Alket Hatija, banues në Durrës, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, e premte. Ndaj tij, Gjykata e Apelit në Itali në shtator të vitit 2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim.


Hatija akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.


10 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)