Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin nga burgu të shtetasit Alket Hatija, i cilësuar si baron i drogës nga mediat italiane shtet ku rezulton i dënuar me 20 vite burg dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Një ditë më parë Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e 45-vjeçarit i vënë në pranga vetëm pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.


Sipas mediave italiane, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004, Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro. Ai qëndronte  i fshehur në një vilë me bunker në qytetin e Beratit ku ruhej nga disa truproja të armatosur.


12 korrik 2017 (gazeta-shqip.com)